Analisti, Avni Arifi, ka folur për mënyrën e të shprehurit të kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar atë si të pazakontë dhe shqetësuese. Arifi tha se retorika e Kurtit është e pandershme dhe shumë e rrezikshme, duke shtuar se një kryeministër, pavarësisht emocioneve, nuk duhet të shprehet në mënyra të tilla. Duket sikur një person që është nën substanca narkotike, apo të jep atë përshtypje. Unë nuk po them që është, por mënyra e tij e të shprehurit të lë të mendosh kështu, tha Arifi. Ai shtoi se kjo mund të jetë rezultat i frikës, stresit të madh ose vështirësive me mbushjen e sallave gjatë fushatës. Kritikat e Avni Arifit, në emisionin, Rubikon, kanë nxitur reagime dhe diskutime mbi tonin dhe strategjinë e komunikimit të Kurtit, në këtë periudhë zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Eksperti amerikan, David Phillips, theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si prioritet kryesor të partneritetit strategjik me Amerikën
Eksperti amerikan, David Phillips, ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si prioritet …