Deputetja nga radhët e PDK-së, kandidate edhe për këtë mandat, Ganimete Musliu ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së grave në çdo fushatë, duke e quajtur atë jo vetëm një akt mbështetjeje, por një manifestim të fuqisë së grave dhe një sinjal të fuqishëm për shoqërinë. Gratë janë shtyllë e fortë e çdo ndryshimi të vërtetë dhe fuqizimi i tyre është një hap drejt barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë. Ajo theksoi se kur gratë udhëheqin dhe marrin vendime, shoqëria bëhet më e fortë dhe lëviz përpara. Fuqizimi i grave është, një mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe të barabartë, saktësoi, Ganimete Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Eksperti amerikan, David Phillips, theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si prioritet kryesor të partneritetit strategjik me Amerikën
Eksperti amerikan, David Phillips, ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si prioritet …