leoni

Kandidati për deputet i AAK-së, Gjenerali Lahi Brahimaj, ka folur lidhur me angazhimin e tij për ndryshime të thella, në Kosovë

Kandidati për deputet i AAK-së, Gjenerali Lahi Brahimaj, ka folur lidhur me angazhimin e tij për ndryshime të thella, në Kosovë

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gjenerali Lahi Brahimaj, ka folur për lidhur me angazhimin e tij për ndryshime në Kosovë, duke theksuar se çdo lagje e fshat ka kuptuar se koha për ndryshim ka ardhur. Gjatë një takimi me banorët e Ratishit të Ultë e të Epërm, Maznikut, Dashinocit dhe Vranocit të Vogël, Brahimaj shprehu mbështetje për shqetësimet e tyre për gjendjen aktuale. Ai theksoi se ky popull, i cili dikur luftoi për liri, tani kërkon siguri dhe zhvillim. Ai kritikoi qeverinë aktuale, duke thënë se Kosova meriton më shumë se ajo që ofrohet nga kjo qeveri e dështuar, bërë thirrje për një Kosovë të fituar dhe të zhvilluar, duke ftuar qytetarët që të votojnë për AAK-në në zgjedhjet e ardhshme. Kandidatët e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Lahi Brahimaj, janë të angazhuar për ta bërë Kosovën një vend të suksesshëm dhe të sigurt për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

David Phillips

Eksperti amerikan, David Phillips, theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si prioritet kryesor të partneritetit strategjik me Amerikën

Eksperti amerikan, David Phillips, ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si prioritet …