leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Vitisë ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit. Gjatë këtij takim fillimisht kryesuesi Bekim Azizi,  i ka falënderuar anëtarët e KPF-së për punën që kanë bërë gjatë vitit që kemi lënë pas. Ai dhe zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu,  kanë falënderuar edhe anëtarët e KPF-së nga subjektet e ndryshme politike në komunën e Vitisë për frymën e mirë demokratike që po zhvillohet në Viti,  gjatë fushatës zgjedhore, duke shpresuar që kjo frymë të vazhdoj deri në fund.

Më pas anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve vitias.

Përndryshe gjatë këtij takimi janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dymbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë për vitin 2025.

Propozim  vendimi për plotësimin-ndryshimin e vendimit Nr. 01-035/02-1356, të datës 29.11.2024, për caktimin e normave tatimore për tatimin për pronat e paluajtshme për vitin 2025.

Propozim  vendimi për ndryshimin – plotësimin e vendimit paraprak me nr. 01-035/02-1358 të datës 29.11.2024 për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes procedurës së shprehjes së interesit.

Gjithashtu në këtë takim u dhanë edhe disa informata si:

Informatë mbi punën e kuvendit komunal dhe komiteteve funksionale për periudhën Janar – Dhjetor 2024.

Informatë mbi punën e komitetit për komunitete të komunës së Vitisë për periudhën Janar Dhjetor 2024. 7. Informatë për zbatimin e planit të  KKSB-së për vitin 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Haliti: Sot, më shumë se çdo ditë tjetër, përulemi me nderim para emrit të pavdekshëm të Dr. Ibrahim Rugovës

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti përmes një postimi në facebook në 19-vjetorin …