Kandidati për deputet i Koalicionit për Familjen, Selim Pacolli, ka premtuar nxitjen e natalitetit, nëse koalicioni vjen në pushtet. Ai ka shpallur një plan të veçantë mbështetjeje financiare për familjet: 500 euro në muaj për fëmijën e parë, 750 euro për të dytin dhe 1000 euro për të tretin. Pjesë e këtij plani është edhe pushimi me pagesë dyvjeçar për lehona, si dhe lehtësira tatimore për familjet me më shumë fëmijë. Selim Pacolli ka theksuar se këto masa kanë për qëllim të ndihmojnë prindërit në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, duke e bërë jetën familjare më të lehtë dhe të sigurt.
