Degradimi i gjuhës gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, nga Albin Kurti me një nga kohortat e militantëve të tij, të njohur për gjuhë rrugaçësh e injorantësh, është treguesi më i mirë se deri në cilin nivel të sharruar kjo krijesë e shpërfytyruar politike, me përpjekje mujshare e djallëzore, për të mos e lëshuar pushtetin e fituar me kauza mashtruese, sulme me armë zjarri kundër institucioneve, me djegie të godinës së Kuvendit, me goditje banditeske të kundërshtarëve politikë, me përçarje të një pjese të shqiptarëve, dhe shumë e shumë, djallëzi, hipokrizi deri edhe në çoroditje e çmenduri fantazmagorike. Kjo luftë e tyre nuk është vetëm politike, por është një përpjekje për të nxitur armiqësi e pse jo edhe luftë brenda kombit, me qëllim për të krijuar, një kaos me përmasa kombëtar, në Kosovë dhe në rajon.
Nuk është e lehtë të kuptohet si lindi dhe si zhvillua ky mentalitet i stërkequr njëdimensional, pas luftës dhe fitores historike mbi pushtuesin serb në vitin 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës të vitit 2008.
Sharjet, yshtjet, fyerjet, ofendimet, jo vetëm individuale, por kolektive kundër tërë opozitës dhe atyre bashkëkombësve që mendojnë dhe veprojnë, sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre të lirë, e jo sipas tiranisë çmendurake të një ekzemplari, shkizofrenik, paranojak e mbi të gjitha rrenacak e dogmatik, nuk kanë si të mos na kujtojnë trashëgiminë e një gjeni, të një ADN-je historike të shqiptarit lindor, sikur e përshkruar profetikisht filozofi, Kristë Maloku;
Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i siguruar vetes këto të mira ai përdor çdo mjet: bëhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortë me të tjerë. Porse në shpirtin e vet është Lindori është kryekëput rrënimtar, është shkatërrues dhe bashkohet me të tjerët si ata ujqit, që shkojnë së bashku në pre, por që e shqyejnë shokun e vet kur dobësohet apo plagoset udhës. Vendi ku ushqehet dhe majmet Lindori shqiptar është Atdhe për te. Jo sepse e do, por sepse e shfrytëzon; dhe e shfrytëzon pa pikë turpi, dhimbje e kujdesi.
Shqiptarë e politikanë të tillë dyfytyrësh ka edhe në partitë e tjera, por logjikisht ka më shumë aty ku ata janë në shumicë numerike, sikur pretendon të jetë Vytvyndosja, që po shkon drejt Vetëfundosjes, si në radhët e ingranazhet e ferrit të Komedisë Hyjnore të Dante Aligierit.
Lëvizja VyVy-ja e Kurtit ka mbajtur një tubim në Vushtrri, ku ministri i ‘përbrendshëm’ dezertori, i luftës, Xhelal Sveçla, gjatë fjalimit të tij, partitë opozitare i ka quajtur “bërllok” dhe ka bëri thirrje që lidershipi i tyre të “pensionohet përgjithmonë”. “Më 9 shkurt, partitë e vjetruara, lidershipin e tyre duhet ta dërgojmë në pensionim të përhershëm,” tha Sveçla, duke shtuar se disa figura opozitare kanë bërë deklarata fyese për Policinë e Kosovës. Ai kritikoi ashpër krahasimin e bërë nga disa anëtarë të opozitës, të cilët, sipas tij, kanë thënë se Policia e Kosovës po sillet si ajo e regjimit të Millosheviqit në veri. “Unë kam një pyetje për ju,” iu drejtua Sveçla të pranishmëve. “Këta bërllokë, a do t’i hedhim në kantën e bërllokut të historisë së kombit tonë. Lajmi net.
Kjo thirrje e këtij ministri të Kurtit, është antikombëtare dhe nënkupton deri edhe përçaje e luftë brenda-shqiptare. Prej bërlloku e mbetje qelbësirash është i pajisur dhe i sendimentuar, vetë truri i një qenie të tillë, të çoroditur, pa edukatë elementare, familjare e njerëzore.
Sveçla e quan opozitën bërllok, Kurti e duartroket, Haxhiu qeshet e qeshet..
Kori i kontenierëve , horrave dhe i sorrashkave po përgatitën për të qenë në opozitë, andaj i ka kapluar duhma e bërllogjeve, andaj edhe janë çartur e janë agraisur si vuvuzelet afrikane.
Ja cila është pasqyra e të shpërfytyruarve brenda kësaj partie, që pretendon të fitojë në zgjedhje me një gjuhë të tillë, të turpshme e poshtëruese.