Më 22 janar të vitit 1998 forcat serbe sulmuan për herë të dytë familjen Jashari, në Prekaz të Drenicës

Më 22 janar  të vitit 1998 forcat serbe sulmuan për herë të dytë  familjen Jashari, në Prekaz të Drenicës. Në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta, të plagosura mbeten Iliriana, bija e Rifat Jasharit dhe Selvetja, bija e Hamzë Jasharit. Pas këtij sulmi, familjes Jashari   i shkuan miq, shok e bashkëkombës për t’u solidarizuar me ta. Ata i kërkuan kryefamiljarit Jashari që t’i tërheqin gratë dhe fëmijët nga aty. Por, edhe gratë dhe fëmijët kishin marr vendimin që të qëndrojnë, duke thënë se “po të vriten djemtë, nuk na vyen jeta të jetojmë”. At  vendosen të qëndrojnë, qëndruan për t’i treguar botës se shqiptarët nuk shkojnë askund përtej truallit dhe shtëpive të tyre. Gjeneral Sami Lushtaku, duke përkujtuar sot sulmin e dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari në Prekaz, ka thënë   se ishte  një akt kriminal që nuk e theu shpirtin e rezistencës, por e forcoi atë. Ai vlerësoi udhëheqjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe sakrificën sublime të familjes Jashari, duke theksuar se Prekazi është kthyer në një kala të qëndresës dhe një simbol të luftës për lirinë e Kosovës. “Lufta e tyre është frymëzimi ynë i përjetshëm dhe dëshmia më e fortë e guximit, krenarisë dhe dashurisë për atdhe. Adem Jashari dhe familja Jashari na mësuan se liria ka çmimin më të lartë,” ka thënë Lushtaku.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar mbështetjen e Kosovës, për t’u anëtarësuar në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim miqësor me kongresistin republikan, Keith Self, …