Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani gjatë një debati ka thënë rëndësia e listës Guxo dhe Donika Gërvallës është zero, pasi Fanë Rugova gjatë ditës është pozicionuar në ideologjinë që LDK-ja përfaqëson trashëgiminë e Ibrahim Rugovës. Pushteti aktual nuk ka asgjë të përbashkët me Rugovën. Përpjekja për përvetësimit përmes Donika Gërvallës dhe hapësirës që ia ka dhënë me këtë qëllim, rëndësia e Donika Gërvallës e Guxo prej tani është zero, dhe po pretendoj se tubime tjera nuk ka me ia dhënë as fjalën. Është një kartë që është djegur. Prej kësaj që kemi në udhëheqje të shtetit nuk kanë asgjë të përbashkët me Ibrahim Rugovën, as cilësi e edukim, as në botëkuptim, as në ideologji, as në qëllime e veprime, ka thënë, Burim Ramadani.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar mbështetjen e Kosovës, për t’u anëtarësuar në NATO
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim miqësor me kongresistin republikan, Keith Self, …