Vazhdon procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdoi procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Dëshmitari i Prokurorisë së  Gjykatës Speciale Shtrohmeyer,  gjatë dëshmisë së tij ka deklaruar se kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte Hashim Thaçi. Nuk me kujtohet të kemi pasur ndonjë dyshim në lidhje me këtë ose dikush të me ketë thënë, ndryshe. Konkretisht se si ishte organizuar hierarkia nga brenda nuk e di. Me sa me kujtohet nuk kam parë kurrë ndonjëherë ndonjë riorganizim të UÇK-së. Nuk me kujtohet që kam marrë raporte për këtë, ka thënë ai. Udhëheqja e UÇK-së ishte shumë më tepër koherente. Kjo ishte situata që UÇK-ja ishte shumë më e vendosur dhe e dinte se në çfarë drejtimi po shkonte dhe sikur se e tash, ata ishin pala që po flisnin për Qeverinë e Përkohshme të Kosovës”, ka thënë Stohmeyer. Ndërsa, sa i takon çështjeve që ndërlidheshin me rolin e UNMIK-ut, dëshmitari ja thënë se UÇK-ja ishte pika ku drejtoheshin,  me çështje që kishin të bënin me rolin tonë të mëtejshëm për projektimin e mandatit të UNMIK-ut ose realitetit të UNMIK-ut”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …