Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka qëndruar në Kosovë gjatë këtij muaji, në disa takime parazgjedhore me liderët e vendit, liderët partive politike, zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vëzhgues të Misionit të BE-së e të tjerë. Në një njoftim të publikuar të mërkurën, ky delegacion bën thirrje ndaj të gjitha palëve që të veprojnë me përgjegjësi. Delegacioni i Këshillit të Evropës u udhëhoq nga anëtarja austriake, Petra Bajer, derisa morën pjesë edhe Andrea Eder-Gitschthaler dhe Mehmet Akalin. Në fillim të komunikatës, thuhet: “Në përfundim të vizitës parazgjedhore në Prishtinë, një delegacion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përgëzoi përgatitjen e mirë për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës pavarësisht polarizimit në rritje dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara që të veprojnë me përgjegjësi dhe gjithëpërfshirje në të mirë të popullatës”. Megjithatë, në komunikatë theksohet ngurrimi i Vetëvendosjes, për t’u përfshirë në debate televizive. Aty përmendet edhe bojkoti ndaj tri debateve politike në televizionet më të njohura në vend, veprim ky që nga anëtarët e Këshillit u konsiderua si i dëmshëm për informimin publik.
Kontrolloni gjithashtu
Rikthimi i kryetarit Trumpit në pushtet, po ngjall debate mbi qasjen e administratës së tij ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në veçanti
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, po ngjall diskutime mbi qasjen e administratës së tij …