Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Amerikë është takuar me profesorin e analistin, Daniel Serwer, me të cilin ka zhvilluar një bisedë e gjatë dhe përmbajtjesore. Diskutuam për proceset dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Kosova. Anagazhimi me dekada i prof. Serwer në Kosovë dhe Ballkan dhe memoria institucionale si ish diplomat në Ballkan janë shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet e Kosovës dhe prioritetet që garantojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan. E ftova z. Serwer që të vijë në Kosovë për të ndarë pikëpamjet dhe për të ofruar ndihmën e tij, që Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Rikthimi i kryetarit Trumpit në pushtet, po ngjall debate mbi qasjen e administratës së tij ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në veçanti
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, po ngjall diskutime mbi qasjen e administratës së tij …