leoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos, ku prezantoi arritjet e planet e Shqipërisë në sektorin e turizmit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku prezantoi arritjet dhe planet e Shqipërisë në sektorin e turizmit. Në sesionin me tematikën “Mënyra se si do të udhëtojmë”, Rama e cilësoi turizmin si “kalin e betejës” së ekonomisë shqiptare, duke theksuar rritjen rekord të vizitorëve dhe të ardhurave nga ky sektor. Shqipëria mirëpriti 11.7 milionë vizitorë të huaj në vitin 2024, një rritje prej 15% krahasuar me vitin 2023, ndërsa turizmi gjeneroi 3.8 miliardë euro vetëm në nëntë muajt e parë të vitit. Sfida kryesore mbetet ruajtja e diversitetit dhe bukurive natyrore të vendit, duke ndërtuar njëkohësisht infrastrukturën e nevojshme për zhvillim. “Shqipëria ka fshatra të pabesueshëm dhe diversitete të jashtëzakonshme, por na duhet të gjejmë një ekuilibër mes ruajtjes dhe investimeve të reja,” u shpreh ai. Rama përmendi edhe projekte madhore si ndërtimi i një porti turistik nga një kompani e Lindjes së Mesme dhe propozime për zhvillim nga z. Kushner.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Kryetari amerikan, Donald Trump, ka pezulluar ndihmat e huaja për 90 ditë, duke kërkuar një rishikim të plotë të mënyrës së shpërndarjes

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pezulluar ndihmat e huaja për 90 ditë, duke kërkuar një …