Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza viziton kompaninë Walone dhe premton grante investuese deri në 30 për qind për bizneset

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar shtëpinë e modës “Walone”, e cila ka të punësuara mbi 100 gra. Ai ka premtuar politika më të mira fiskale dhe mbështetje konkrete përmes granteve investuese  dhe subvencioneve. Ju siguroj dhe ju garantoj që kam me bë politika të mira fiskale, që kanë me i mbështet bizneset. Kanë me i mbështet të gjitha ato biznese që kanë me pas nevojë me i zgjerue linjat e prodhimit, por edhe me i ndryshue linjat e prodhimit. Për 30% kemi me i mbështet me grante. Dhe përtej kësaj, ne kemi me i mbështet edhe përmes lehtësimit në qasje në financa. Pagat deri në 400 euro nuk kanë me u tatu, kanë me pas tatimin 0. Prej 400-800 euro kanë me pas 8%, mbi 800 euro kanë me pas 10%. Të gjitha veprimet tona janë në dobi dhe në përkrahje të sektorit privat, sepse sektori privat është kontribuesi ma i madh në rritje ekonomike dhe punëdhënësi ma i madh në Kosovë. Edhe bashkë, Kosovën kemi me e ba ma të mire”, ka thënë Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …