Kryetari Latifi viziton biznesin “By Plast” në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit ka vazhduar me vizitat e tij nëpër bizneset prodhuese nga kjo komunë. Të enjtën ai u mirëprit nga Bylbyl Hajda, pronar i kompanisë “By Plast”. Në postimin e kryetarit Latifi në facebook thuhet:

Rahoveci krenohet me të rinjtë vizionarë, dhe sot pata kënaqësinë të vizitoj një prej tyre, Bylbyl Hajdën, pronar i biznesit “By Plast”, që tashmë është bërë sinonim i cilësisë në prodhimin e dyerve, dritareve dhe roletave të plastikës.

Një veçanti e këtij biznesi është se në të punon edhe Xhelal Hajda i ri, një djalë energjik dhe punëtor, që është një shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe suksesit familjar.

Me makineri digjitale dhe teknologji të avancuar, “By Plast” jo vetëm që përmbush nevojat e tregut vendor, por edhe eksporton produkte jashtë vendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Haliti në një video-adresim: Ndryshimi fillon tani – me numrin 124 dhe numrin 8!

Në një video-adresim, kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti  ka numëruar një mori …