leoni

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA; VOTAT E URREJTJES

Fushatë e pa – parashikuar: Si asnjëherë më parë, fushata e subjekteve politike garuese kishte filluar 3 muaj para kohe, kryesisht në diasporë ku VV-ja kishte monopol absolut. Partitë opozitare kanë investuar shumë në këtë fushatë elektorale jashtë vendit prandaj, pa asnjë dyshim do t’ia përgjysmojnë votat e partisë personale të Albin Kurtit, paradoksalisht e quajtur VV. Përveç emërtimit, si ambalazhim, as përmbajtja e as veprimi politik nuk kanë të bëjnë me vetëvendosjen, si shprehje e lirë e vullnetit qytetar për ta organizuar jetën politike apo kornizën ku do ta vendosin atë përcaktim të lirë të vullnetit, përmes referendumit apo një mënyre tjetër.
Zakonisht, në vendet ku demokracia është në pampersa, Kosova është e tillë, në fushata elektorale opozita shfaq dhe zbaton agresivitet verbal të shoqëruara edhe me dhunë fizike. Te ne ndodhë e kundërta, pozita po e përdorë një dhunë jonormale verbale kurse opozita po sillet sikur demokracia buron nga opozita e që paraqet problem t’i besohet krejtësisht. Shkojmë pra radhas, sipas fuqisë politike.

1. VV: Për habinë time e ka të dështuar fushatën, qëllimisht apo pa vetëdije, nuk ka fare rëndësi. Thuaja e tërë skuadra po luan sipas pulsit të Albinit përjashtuar rastit të akademikut Agim Bahtirit që në mbrojtje të kredos intelektuale, politike, filozofike, po del nga skema kurtiane duke mbrojtur fuqishëm injorancën dhe analfabetizmin që e ka edhe për eksport. Deri më tani eruditët e mendimit politik të VV-së, Dimal Basha, Mefail Bajçinovci, ekstazitë e Prizrenit, Halil Thaçi, Pambuke Nagavci – pevaçica e VV-së, Zdravo Zemljak Mimoza, Krrokama nga Parisi e disa të tjerë, si pak po dëgjohen duke e bërë mjedisin shoqëror më të pastër. Kontribut i ekologjisë. Albini e ka përshkallëzuar dhunën verbale ndaj opozitës, mediave, prokurorëve dhe gjykatësve, Gjykatës Kushtetuese, ndaj të gjithëve që po e shkelin në kallo. Në përshkallëzim të dhunës orale, po shquhet sidomos peci i Albinit, dikur i Vojsës. Pastaj Shvarci nga Gjurmania si dhe “ekspertja” për floktari, dizajnim të fundeve për meshkuj femra të VV-së dhe mprehje të thonjve për t’i nxjerrë sytë opozitës e që për snobët quhet manikyr – pedikyr. Kjo ministri quhet: “hair ozon – Lena”. As ashtuhi e as kështuhi, pa integritet anatomik dhe politik, po e luan rolin e tapës dhe harrnit për t’i mbyllur birat dhe arnuar vrimat e Albinit.

 

E fundit ishte një denoncim krejtësisht i pamoralshëm kundër Obamës dhe Bajdenit se paskan qenë proserbë, antishqiptarë dhe se e paskan degraduar çështjen e Kosovë të cilën e paska mbrojtur Besnik Bislimi, ky rrenc dhe mashtrues patologjik. Kur Bajdeni e pati mundur Trampin në zgjedhjet e parafundit, Albin Kurti e pati denoncuar poshtërisht Trampin te Bajdeni, për ta fituar mëshirën e tij. Tash, edhe Bajdeni qenka i keq për VV-në kurse Trampi i mirë. Mbështetur në konvertimet politike përmes goditjeve morale kam përshtypjen që në vizitën e parë të Grenellit në Kosovë, nëse VV-ja do të jetë në pushtet, “mashqit e fortë” të VV-së do ta presin të veshur me mbathje tanga. Albin Kurti nuk ka nevojë të bërtas, të shajë, të fyej apo nënçmojë askënd, së paku opozitën sepse mund të qeverisë me ta. Pastaj votuesit që elektrizohen me këtë dhunë verbale, në planin afatgjatë nuk i duhen askujt, së paku Kurtit. Njeriu që ka fituar mbi 50 për qind të votave duhet ta ketë një kulturë të komunikimit, të jetë përafrues me të gjithë, i durueshëm, këshillëpranues, mëshirues dhe kundërshtues i çdo dhune, verbale apo fizike. Mënyra si po e bënë fushatën, më shumë më bindë se Albini nuk e ka qëllim fitoren. Albini edhe nëse po përpiqet të aktrojë, keq po e bënë, po i duket si i braktisuri i “çlirimtarit të Shtimes”.

 

Albin Kurti po shfaq urrejtje patologjike kundër UÇK-së dhe ushtarëve të lirisë sepse i identifikon me Hashim Thaçin, të cilin e urren përtej çdo patologjie. Dikur kështu e urrente edhe Rugovën, sot derdhë lot aligatori për të. Albini nuk e do e as nuk e respekton as Bacë Adem Demaçin, madje as Dejona Mihalin, kësulkuqen e VV-së që e ka vendosur një kapelë të kuqe me shpresë se do ta hajë ndonjë ujk i uritur. Me gjasë nuk do ta hajë as qeni topall i Albin Kurtit që e përdorte në zgjedhjet e fundit si kapital elektoral. Gjuha e urrejtjes e Kurtit dhe krijesave me formë anatomike njerëzore por me përmbajtje në kundërshtim me çdo gjë njerëzore si puna e pecit të Albinit, Donika Shvarcit, Lenka Çukos, Haxhi Çamilit, Agim Kajrafilit dhe Besnik Rrenc Bislimit nuk sjellin vota normale por vota të ndyra, të kontaminuara që herët a vonë do të shkaktojnë probleme të mëdha midis shqiptarëve patriotë dhe shqipfolësve jopatriotë, nostalgjikë të Jugosllavisë dhe Serbisë. Zdravo Mimoza! Se në ç’pikë ka rënë morali në Kosovë lehtë e kuptoni kur një “intelektual” i profilit aq të ulët moralisht e quan opozitën bërllok. Xhelal ziu dhe dhunuesi më i madh i policisë së Kosovës e tha këtë, pa e trembur çerpikun. Albin Kurti ka probleme të mëdha ….me veten. Me përgjegjësi morale paç i ka punët, e ka diçka fakultative prandaj, pa fije turpi kërkon prokurorë patriotë kur në partinë që e sundon, specia më e rrallë e që janë në zhdukje e sipër janë pikërisht patriotët. Albini edhe patriotizmin e ja jodetyrues, fakultativ, e përdorë për vota dhe pushtet, jo për shtet.

 

Prandaj fundin politik nuk mund ta ketë të mirë, keq do të përfundojë. Në fushatë Albini vet është dirigjenti, vet është violina e parë, klarinetisti dhe tupanxhiu, saksofonisti dhe kitaristi. I ngjanë dirigjenti të një filharmonie të çakorduar ku spikatet zëri i një kukuvajkeje si Pambuje Nagavci që i mbajnë ison disa ministre që kanë kaluar nëpër duart e kirurgut për korrigjime estetike që përkundër talentit dhe mundit, nuk është se kanë bërë ndonjë përparim dramatik. Përveç se ua janë nxjerrë urrejtjen dhe shëmtinë shpirtërore. As kontributi i analistit të shquar nga Gjylekari që veprat analitike i boton të mbështjella me mbështjellës plastmasi, sikur të ishin pornografike e që për mua janë kryevepra të pornografisë intelektuale, prof. dr. Ramçe nga Gjylekari nuk i ndihmojnë Binit. As makroi i pornografisë dezinfornative në RTK, Rilindi, i vdekur për së gjalli nuk ia rritë potencën politike dhe elektorale të Kurtit. As kapja e KPM-së nga rrogëtarët besnikë të të gjitha regjimeve, nuk e nxjerrin Kurtin nga balta e gjallë. Dikur qeshnin me Ramushin duke i thënë se iu kanë lodhur “mashqit”. Duket se tash Albinit iu kanë lodhur fort mashqit, nëse ka pasur të tillë në partinë që e sundon. Madje, fort është lodhur edhe vet kryemashkulli, Albin Kurti, prandaj po bërtet aq shumë. Zoti i ndihmoftë!

 

2. PDK: Duket se është forcuar por jo se ka mbledhur mend nga pësimi në zgjedhjet e fundit. Listën për deputetë e ka shumë të mirë, kombinim i krahut të luftës dhe ardhmërisë demokratike. Mendoj se i mungon një autoritet vendimmarrës për vendime të rënda. E kanë herrur listën nga keqbërës dhe përfitues të pamerituar. Është ky një kapërcim cilësor. Në zgjedhjet e fundit PDK-ja ka humbur nga koalicioni kundër UÇK-së, VV-së, Guxo-s, Alternativës, Donika Shvarcit dhe Vojsa Osmanit, në me krye Gjykata Speciale Raciste, me bukuroshen Trandafilova. Për bindjen time Albin Kurti është në një udhëkryq të madh ku çdo rrugë e futë në një labirint pa dalje. Këtu PDK-ja e ka shansin për rikthim që ta çojë lavdinë e UÇK-së në vend. A do ta shfrytëzojë këtë mundësi? E shohim pas datës 9 shkurt.

3. LDK: Renegatët Vojsa Osmani, Donika Shvarci, peci i Albinit, Haxhi Qamili dhe kuislingët tjerë e gjymtuan LDK-në për një bythë karrige. Tash mund të mbesin ne bythë të zhveshura, pa pushtet, si vegla për punë të ndyra të Albin Babës. Votuesit e vërtetë të LDK-së do t’i kthehen partisë, prandaj LDK-ja do ta ketë rritjen më të madhe. LDK-ja po e bënë fushatën e strukturuar dhe të kombinuar, demokratike në pamje kurse provokimeve të Kurtit po iu përgjigjet cep më cep dhe dhëmb për dhëmb. Ky agresivitet në përgjigje ndaj Kurtit dhe ndërmarrjes së tij dhunuese po i mungon PDK-së e që është gabim.

4. AAK – NISMA: Po bënë fushatë për 100.000 vota. Ramushi ka intuitë politike, e kapë momentin në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Po gjen lidhje dhe mundësi të jetë afër amerikanëve, afër Trampit. Këtë e përdorë edhe gjatë fushatës. Mbase do të jetë përcaktues për koalicionin e ardhshëm. Ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare, përsëri do të luftonte nëse e lypë puna. Nëse nuk i ecën politika mund të bëjë karrierë fenomenale në muzikë në duet me ….Pambuke Nagavcin.

 

5. Koalicioni për Familjen: E ka një klimë të favorshme për inkasim të votave të besimtarëve dhe mbrojtësve të familjes sidomos pasi Trampi, pa ekuivoke tha se në Amerikë janë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. Qëndrim fenomenal dhe i pakundërshtueshëm. Një infuzion domethënës, i fuqishëm dhe i jashtëzakonshëm për Koalicionin për Familjen që ta kalojë pragun duke kapërcyer ngjyrat e Ylberit.
Rezultatet e mundshme të përkthyera në deputetë: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel këto do të ishin rezultatet:
VV-ja, maksimalisht 34 deputetë.
PDK-ja, maksimalisht 26 deputetë.
LDK-ja, maksimalisht 24 deputetë.
AAK – NISMA, maksimalisht 12 deputetë.
Koalicioni për Familje, 4 – 6 deputetë.

 

Marzha e lejuar e gabimit është plus – minus 3 për qind. Deri në ditën e zgjedhjeve mund të ketë ndryshime në radhitje. Por, në asnjë rrethanë nuk e shoh VV-në në qeveri e as Kurtin si kryeministër. Kosova do të vendoset me supe në mur, me oferta të liga politike e cila do të dobësohet sa më shumë të kalojë koha. Do të jetë sukses i jashtëzakonshëm nëse zhbëhet marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit dhe nëse ruhet integriteti territorial i Kosovës. Në të kundërtën bashkimi me Shqipërinë është i pashmangshëm. Për ta ruajtur paqen duhet të bëhemi gati për luftë. Këta që po qeverisin nuk janë as për paqe e as nuk kanë k..e për luftë. I fusin patatet në furrë për t’ua lënë të tjerëve në duar. Prandaj e bëjnë kështu fushatën, për të mbijetuar pa rrezikuar asgjë. Do iu del e kundërta, as nuk do të fitojnë, as nuk do të mbijetojnë e as nuk do të⁸ shpëtojnë. KA ZOT!

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Reagimi i RKL-së: Vazhdon fushata e egër dhe linçuese e Kompanisë Koha kundër kreut të luftës së UÇK-së II

Koha ditore ka botuar shkrimin e  analistit të  jugo-medieve shqip, Behlul Beqaj i cili thotë  …