Profesori dhe analisti, Milazim Krasniqi, ka shkruar se Albin Kurti po e përhapë gjuhën e urrejtjes kundër opozitës, kundër medieve, kundër biznesmenëve, kundër prokurorëve, pa e provokuar askush. Gjuhën e urrejtjes ai po e shndërron në program, meqë ka hyrë në fushatë pa program. Në të kaluarën, si opozitar, ai përdorte gjuhën e urrejtjes dhe dhunën politike, por në sfondin e masave që merreshin nga drejtësia, ai shpesh dukej si viktimë. Por, tash po e përdorë gjuhën e urrejtjes, duke qenë pushtetar e nuk mund të trajtohet si viktimë. Përdorimi i gjuhës së urrejtjes si pushtetar, jo vetëm që nuk ia krijon alibinë e viktimës, por paraqet rrezik më të madh për sigurinë në vend. Mbi të gjitha, paraqet rrezik për procesin zgjedhor. Nuk është krejt e qartë pse Kurti po insiston me aq ngulm, që të dëmtohet procesi zgjedhor. Nuk duket se e ka nga frika e humbjes së zgjedhjeve. Mua më duket se e ka një mesazh që po tenton ta përcjellë tek amerikanët: nëse nuk më lini në pushtet, do ta rikthejë dhunën politike në Kosovë. Ky është mesazhi-shantazhi i Kurtit për Amerikën e NATO-n. Por pas fitores së Donald Trampit ky shantazh nuk pi më ujë, sepse administrata e tij nuk mund të shantazhohet.
Kontrolloni gjithashtu
Rikthimi i kryetarit Trumpit në pushtet, po ngjall debate mbi qasjen e administratës së tij ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në veçanti
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, po ngjall diskutime mbi qasjen e administratës së tij …