Kryetari Latifi, takoj fermerët e Zonës së Opterushës

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga kandidatët për deputet nga kjo komunë, Saranda Sallteku, Ardian Rama dhe Afrim Dina takoj të enjtën fermerët e zonës së Opterushës.

Në restorantin “Panorama”, ata diskutuan për arritjet e deritanishme dhe planet për vitin 2025, me synimin për të forcuar më tej sektorin e bujqësisë në Rahovec.

Fermerët tanë janë shembull i përkushtimit dhe punës së palodhur. Me djersën e ballit ata e punojnë tokën, mbajnë familjet e tyre dhe i japin gjallëri bujqësisë së vendit tonë.

Jam mirënjohës për punën dhe angazhimin e tyre që e pasurojnë Rahovecin dhe e bëjnë atë një vatër krenarie për të gjithë ne, tha me këtë rast i pari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …