“Kosova Wine” mbështet ekonominë lokale dhe zhvillimin e bujqësisë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari z. Fatmir Iska dhe kandidatët për deputet nga kjo komunë, Saranda Sallteku, Ardian Rama dhe Afrim Dina vizituan të enjtën bodrumin e verës “Kosova Wine” në Rahovec ku u mirëpritën nga pronari, Nasib Shehu.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka falënderuar pronarin dhe ekipin e “Kosova Wine” për vizionin dhe përkushtimin e tyre ndaj cilësisë dhe traditës.

Kosova Wine ka kapacitet prodhimi prej 2000 shishe në orë dhe një prodhim vjetor prej 1.5 milion litrash, ofron 14 varietete të ndryshme të verërave, të cilat eksportohen edhe në tregje ndërkombëtare. Përmes bashkëpunimit me vreshtarë kontraktualë dhe furnizimit me 300 mijë kg rrush, “Kosova Wine” mbështet ekonominë lokale dhe zhvillimin e bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …