Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i KPM-së, pavarësisht se mandati i kryetarit aktual, Jeton Mehmeti, nuk ka përfunduar

KPM; Procesi për zgjedhjen e Besnik Berishës, ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

Zgjedhja e Besnik Berishës, në krye të Komisionet të Pavarur të Mediave (KPM), nxiti reagime të shumta.

Lidhur me këtë proces, KPM ka dalë me një sqarim. Në sqarimin e tyre thuhet se Rregullorja e Punës e KPM-së nuk ka qenë asnjëherë në diskutim publik, dhe se e njëjta është një interpretim i qartë ligjor se katet e brendshme institucionale që rregullojnë procedurat e brendshme të punës së institucionit dhe që nuk rregullojnë ose përcaktojnë në çfarëdo forme marrëdhëniet me palët e jashtme (pra në këtë rast mediat e licencuara dhe publikun) nuk vendosen në diskutim publik. “Pra janë të vetmit anëtarët e KPM-së që kanë të drejtën dhe mund të ndryshojnë Rregulloren e Punës në çdo kohë. Gjithashtu edhe zgjedhja e Kryetarit bëhet ekskluzivisht nga anëtarët e Komisionit si e drejtë dhe obligim ligjor i tyre”, thuhet në sqarimin e KPM-së.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Kryetari amerikan, Donald Trump, ka pezulluar ndihmat e huaja për 90 ditë, duke kërkuar një rishikim të plotë të mënyrës së shpërndarjes

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pezulluar ndihmat e huaja për 90 ditë, duke kërkuar një …