Një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, në mes të cilëve edhe dy shqiptarë, janë dëbuar nga Serbia gjatë një seminari, në Beograd

Një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, mes të cilëve edhe dy shqiptarë, janë dëbuar nga Serbia gjatë një seminari në Beograd, me arsyetimin se ata përbëjnë një “rrezik për sigurinë kombëtare”. Të dëbuarit kanë reaguar duke e cilësuar këtë akt si një sulm të paprecedentë ndaj shoqërisë civile, duke theksuar se nuk u janë dhënë shpjegime për vendimin. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka reaguar duke thirrur ambasadorin serb në takim dhe kërkuar sqarime lidhur me këtë ngjarje. Ai ka theksuar se ky veprim është në kundërshtim me përpjekjet për ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ka ndikim negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku; Aty ku shtrenjtimi i energjisë elektrike s’ka fund, ne kemi në plan centralin me gaz, për stabilitet në furnizim me rrymë

Kandidati për kryeministër dhe  kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur sërish …