Nesër, më 4 janar 2024, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit

RKL; Vetëvendosja po shkon drejt Vetëfundosjes, bashkë me 40 pikat e planit qeverisës, që kishte premtuar se do t’ i realizonte

Partia e quajtur Vetëvendosje, ka tashmë një numër të madh të elektoratit, të cilët janë joshur me premtimet e kryetarit të saj, Albin Kurti dhe kanë përfituar e vazhdojnë të përfitojnë favore ndër më të ndryshmet, veçmas favore financiare.

Fillet e kësaj krijese politike burojnë nga  OJQ-ja KAN, dikur një organizatë as mish as peshk, si një provë për ta hulumtuar  terrenin dhe për të mbijetuar rreth një përmbajtjeje  të politikës së ish vëllazërim-bashkimit, e cila ka pasur dhe ka  shumë militantë me qasje të majtë ideologjike, titiste e rankoviçiste, assesi enveriste.

Duke e emërtuar partinë me emrin,Vetëvendosje, kreu i saj, Albin Kurti, synonte një rrugë të re të realizimit të orientimit ideologjik të tij, duke konkurruar në tregun politik të Kosovës, me  një ofertë ndryshe nga partitë e tjera. Koha tregoi se  ai e kishte nuhatur mirë terrenin, sepse elektorati  me prejardhje titiste e projugosllave është shumë i pranishëm në Kosovë po se po, por dhe në të gjitha krijesat e dala nga vdekja e RSFJ-së  së dikurshme

Vetëvendosja u themelua në vitin 2005 si një lëvizje bazë, anti-establishment dhe pro-pavarësisë. Ajo fitoi rëndësinë e saj fillestare me protestat kundër Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), dhe më vonë protestoi kundër procesit të negociatave ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për pavarësinë, duke pretenduar se e drejta për vetëvendosje nuk i nënshtrohet miratimit të Serbisë. Një kthesë e madhe për pozicionin e Vetëvendosjes në politikën e Kosovës ndodhi në vitin 2010, kur lëvizja zgjeroi aktivitetin e saj dhe u regjistrua si iniciativë qytetare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe garoi për zgjedhjet parlamentare të Kosovës të vitit  2010, ku u shpall si e treta parti politike në Kosovë.

Vetëvendosje është përshkruar si një lëvizje popullore anti-establishment që tregon armiqësi ndaj politikanëve të Kosovës në njërën anë dhe aktorëve ndërkombëtarë që kanë pushtet ekzekutiv mbi Kosovën në anën tjetër. Si rezultat,  inkurajon qytetarët të angazhohen në demokraci të drejtpërdrejtë dhe që parlamenti të ketë më shumë pushtet mbi ekzekutivin. Kurti promovon një rend publik socialist dhe të orientuar drejt mirëqenies, liritë politike dhe civile, si dhe vetëqeverisjen dhe vetëvendosjen e brendshme dhe lokale. Në anën tjetër, Vetëvendosje mbështet politikat për forcimin e shtetësisë së Kosovës, duke përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, policisë dhe ushtrisë, të cilat nga një kuptim tradicional do të konsideroheshin ide të djathta.  Vetëvendosja, tash për tash  është aktualisht partia më e madhe politike në Kosovë, pasi ka fituar 58 vende në zgjedhjet parlamentare të Kosovës 2021,  së bashku me Listën Guxo të Vjosa Osmanit!

Ja cilat janë 40 pikat e planit qeverisës të Vetëvendosjes:

Zbatimi i Planit zhvillimor mbështetur nga krijimi i Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, Agjencisë Zhvillimore të Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Republikës së Kosovës – investime në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, PTK-së. Janë realizuar vetëm disa segmente.

Themelimi Forcave të Armatosura të Kosovës. Kjo pikë nuk është hapur, as për  diskutim.

Rishikimi shkencor, administrativ dhe parlamentar i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.  Kjo pikë nuk është hapur në asnjë segment.

 Ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike nga kapitali publik, krijimi i tregut të përbashkët energjitik Kosovë-Shqipëri, rishikimi i tarifave të energjisë elektrike dhe reformimi i sistemit tarifor. Nuk është realizuar, por është përkeqësuar gjendja me korrupsion dhe keqpërdorime mafioze.

Ujitje për tokat bujqësore – Revitalizimi i plotë i sistemit të ujitjes “Ibër-Lepenc” dhe studimi për zgjerimin e tij. Nuk është realizuar.

Rritja e subvencioneve e granteve në bujqësi dhe sigurimi i plotë i prodhimit bujqësor. Edhe ato që janë realizuar, përfitues kanë  qenë dhe janëmilitantët e partisë, apo të afërmi e tyre,              Peci. Pacolli etj

Miratimi dhe zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Prodhimeve vendore. Nuk është realizuar.

Hartimi dhe zbatimi i planit për banimin e përballueshëm dhe banimin social. Nuk është realizuar.

Rindërtimi i plotë i Kadastrit dhe zgjidhja e çështjeve pronësore me prioritet. Mungojnë informatat

Krijimi i Planit për furnizimin me ujë të pijshëm në qytete dhe trajtimin e ujërave të zeza, rrjetet e kanalizimit në të gjitha fshatrat e Kosovës me mbi 200 shtëpi. Nuk është realizuar.

Reformimi progresiv i tatimit në të hyra si dhe reformimi i tatimit për Korporatat. Mungojnë informatat

Zvogëlimi i numrit të Ministrive dhe reformimi i Administratës. Nuk është realizuar.

Krijimi i tregut të përbashkët për prodhimet, mallrat, shërbimet dhe biznesin mes Kosovës dhe Shqipërisë në përputhje me interesin kombëtar dhe praktikat e BE-së. Janë realizuar vetëm disa segmente

Ndërtimi i Komisioneve të Përbashkëta qeveritare dhe parlamentare me Republikën e Shqipërisë për siguri kombëtare, politikë të jashtme dhe burimet e përbashkëta natyrore.

Janë realizuar vetëm disa segmente

Rritja e pensioneve për pensionistët kontributdhënës. Nuk është realizuar.

 Sigurime Shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk është realizuar.

Shtesa 10 euro në muaj për secilin fëmijë nën moshën 15 vjeçare. Mungojnë informatat

Sigurimi i jetës së të gjithë anëtarëve të Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve. Pa informata

Trefishimi i numrit të inspektorëve të punës dhe ndalimi i punës mbi pesë ditë në javë për vendet e punës jomenaxheriale. Mungojnë informatat

Hapja e 160 çerdheve të reja në bashkëpunim me komunat e Republikës së Kosovës

Rimëkëmbja e shkollave të Republikës së Kosovës. Janë hapur vetëm 6 çerdhe.

Arsim i lartë publik pa pagesë. Mungojnë informatat.

Ndërtimi i Teatrit të Operas, dhe investime në kinematë publike. Nuk është realizuar.

Rritja direkte e subvencionimit të klubeve sportive me rezultate të larta si dhe ndërtimi i Stadiumit të futbollit me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s. Janë realizuar vetëm disa segmente

Ushqim falas për fëmijët e klasave fillore nga 1 deri në 5 në të gjitha shkollat publike të Republikës së Kosovës. Nuk është realizuar.

Ndalja e rritjes së mëtejshme të pagave të deputetëve, presidentit, kryeministrit dhe pozitave të tjera të zgjedhura. Nuk është realizuar.

Trajtim i dinjitetshëm i veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk është realizuar, është përkeqësuar, është injoruar e nçnçmuar.

Krijimi i Dhomës së Veçantë të Punës në Gjykatat e Republikës së Kosovës që do të merret me shkeljet e të drejtave të punëtorëve. Nuk është realizuar.

Hartimi dhe miratimi i Ligjit për referendum në Republikën e Kosovës. Nuk është realizuar.

Të rinjve dhe të rejave nga mosha 16 vjeçare do t’u jepet e drejta e votimit. Nuk është realizuar.

Hetimi parlamentar i organizatës ilegale “SHIK” mbi financimin e saj, dosjet dhe strukturën/rrjetin e veprimit. Mungojnë informatat publike.

Hetim Parlamentar për Privatizimin e KEDS-it, për kontratat e ndërtimit të autostradave “Vërmicë-Prishtinë-Merdarë” e “Prishtinë-Shkup”, si dhe për procesin privatizues të PTK-së. Nuk është realizuar.

Zbardhja e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit në burgun e Prizrenit – Krijimi i Njësisë së veçantë të hetimit dhe zbardhjes së të gjitha vrasjeve të pazbuluara. Nuk është realizuar.

Veting (vlerësim i hollësishëm) për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës nëpërmjet tjë ligji të posaçëm. Nuk është realizuar.

Miratimi dhe zbatimi i Ligjit Anti-Mafia. Nuk është realizuar.

Nisja e Zbatimit të planit 13 pikësh për bashkimin e Mitrovicës. Nuk është realizuar.

Fillimi zyrtar i Dialogut të hapur me qytetarët e pakicës serbe të Kosovës. Nuk është realizuar.

Mbështetja institucionale për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Kjo pikë është realizuar pjesërisht,  ndërsa  kanë marrë mbështetje  vetëm përkrahësit e Vetëvendosjes, duke i përçarë dhe duke injoruar mospërkrahësit e Kurtit që janë  me shumicë.

Krijimi i komisionit parlamentar për vlerësimin e Dialogut të deritanishëm me Serbinë gjatë viteve 2011 – 2017. Nuk është realizuar.

Dërgimi i Marrëveshjes së 19 prillit 2013 në Komisionin e Venecias për vlerësimin e ligjshmërisë dhe përputhjes së saj me standardet ndërkombëtare, dhe anulimi i Marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për krijimin e “Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.  Nuk është realizuar.

Ky është rezultati i  realizimit të  40 pikave të premtuara të planit qeverisës të Vetëvendosjes:

23 pika nuk janë realizuar fare.

4 pika janë realizuar pjesërisht,

7  pika nuk ka informata të plota.

6 të realizuara, por edhe ato jo tërësisht.

 

Kontrolloni gjithashtu

RKL nga Arkivi i pasluftës: Bastardët jugo-mercenarë, në shtyllën morbide të turpit kombëtar I

Tre katër muaj para arrestimit të kreut të luftës së Ushtrisë Çlirimtaret të Kosovës në …