Albin Kurti ka takuar të enjten bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, ku edhe ka kërkuar nga mërgata mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kurti ka publikuar disa fotografi nga tubmi, ku ka shkruar se mërgata është me Lëvizjen Vetëvendosje. Cyrihu na priti ngrohtë në sallën kuq flakë e të mbushur cep më cep. Mërgata në Zvicër është me Lëvizjen, mërgata gjithandej është me Lëvizjen, Lëvizja është me mërgatën, e me 9 shkurt, votojmë 118, e bëhemi bashkë 500 mijë zemra. Ju dua fort e ju faleminderit”, shkruan Kurti. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt, ndërsa subjektet politike po vazhdojnë fushatën zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti sulmoi mediat dhe opozitën gjatë fushatës në Kamenicë, edhe pse thotë se ato ‘ama nuk po kanë kurrë farë rëndësie’
Kryeministri Albin Kurti, në një tubim elektoral të mbajtur në Kamenicë, ka vazhduar kritikat kundër …