Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke i ndërmarrë veprimet hetimore në përpjekje për t’i zbardhur rrethanat në të cilat u sulmua ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë sulm. Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ilaz Beqiri tha për mediet se nuk ende nuk janë identifikuar të dyshimtë për këtë rast. “Ne i kemi ndërmarr veprimet e paraparë hetimore, kemi identifikuar motoçikletën dhe vendin ku është djegur ajo, por ende nuk kemi të dyshuar lidhur me rastin”, ka thënë Beqiri.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …