Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, që po mbahet në Hagë, nga Gjykata Speciale, dëshmitari Helmut Shrekenbauer, ka deklaruar se sipas raportit që përshkruante krimin që ka ndodhur në ish-godinën e MUP-it në Prizren, pas luftës, nuk arrihet në përfundim nëse kryerësit e veprës ishin shqiptarë ose jo. Fillimisht, dëshmitari tregoi se kur kishin shkuar në godinë, ndërtesa ishte bosh dhe se morën informacion që në katin e parë ishte një person i vdekur. Ndërtesa ishte bosh, por kur ne i lejuam të lënduarit të kthehen sërish në ndërtesë. Me qëllim që t’i japim trajtim atyre i lejuam që të hyjnë në ndërtesë sërish dhe u futëm në ndërtesë bashkë me Policinë Ushtarake sepse morëm informacionin se në katin e parë të ndërtesës ishte një i vdekur. Schreckenbauer pohoi se personat e lënduar ishin në gjendje që të ecnin vetë. Tha se kishte parë një dhomë që kishte instrumente të torturës, që ishte në katin e njëjtë dhe afër dhomës ku ishte gjetur personi i vdekur. Dëshmitari shtoi se nuk ishte detyra e tij që të kontrollonte me hollësi në atë dhomë, por e Policisë Ushtarake.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti sulmoi mediat dhe opozitën gjatë fushatës në Kamenicë, edhe pse thotë se ato ‘ama nuk po kanë kurrë farë rëndësie’
Kryeministri Albin Kurti, në një tubim elektoral të mbajtur në Kamenicë, ka vazhduar kritikat kundër …