Avokatja Alagendra: Jakup Krasniqi ka pasur rolin e zëdhënësit të UÇK-së, nuk është përfshirë në çështje operacionale ushtarake

Avokatja e Jakup Krasniqit, Alagendra, zbuloi se John Clarke ishte dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin e Millosheviqit, për Masakrën e Reçakut

Avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra, në Hagë ka zbuluarës  dëshmitarit John Clarke,  ishte dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin ndaj Sllobodan Millosheviqit për masakrën e Reçakut. Profesori, sipas avokates ishte Stadica Dobricanin, për të cilin dëshmitari tha se me këtë person nuk ka pasur asnjë kontakt personal ose profesional, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Doktor Clarke, a e dini ju që Stadica Dorbricanin ka qenë dëshmitar i mbrojtjes për gjykimin e Millosheviqit në TPNJ dhe madje ka qenë dëshmitar fakti në mbrojtjen e Millosheviqit për masakrën e Reçakut që besoj se e njihni, a e dini ju këtë?”, tha Alagendra. Jo, nuk e dija këtë”, tha Clarke. Dëshmitari u pajtua që mjekët e autopsisë duhet të jenë profesionalë dhe anshmëritë nacionaliste, ideologjike.  Ai mohoi se mori informacion nga Prokuroria  për anshmëritë politike dhe profesionale të profesor Dobricaninit, të cilat mund të kenë ndikuar në përfundimet e tij. Me pas, avokatja kërkoi që t’i prezantohet një dokument, por  kundërshtoi prokurori James Pace.

Kontrolloni gjithashtu

Pjesë nga fjalimi çoroditës, mizor, banditesk dhe musolinist i Albin Kurtit në fillim të fushatës zgjedhore, në Mitrovicën e jugut

Albin Kurti sulmoi mediat dhe opozitën gjatë fushatës në Kamenicë, edhe pse thotë se ato ‘ama nuk po kanë kurrë farë rëndësie’

Kryeministri Albin Kurti, në një tubim elektoral të mbajtur në Kamenicë, ka vazhduar kritikat kundër …