Ushtarët e KFOR-it kanë vendosen në zonën neutrale në mes kufirit të Kosovës dhe Serbisë

Ushtarët amerikanë, në Komandën Rajonale të Lindjes, dje kanë kryer një patrullë në veri të Kosovës, në vijën kufitare me Serbinë

Autoritete të KFOR-it, kanë njoftuar se ushtarët amerikanë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit, kanë kryer një patrullë rutinë në  veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare. KFOR-i ka thënë se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Kjo forcë ka përsëritur se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”. KFOR-i ka thënë se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

PZAP

PZAP e ka gjobitur sërish partinë Vetëvendosje gjuhë të urrejtjes dhe fyese kundër Drenicës, më 27 janar në Skënderaj

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka gjobitur sërish Lëvizjen Vetëvendosje në kuadër …