Tregtia Kosovë-EFTA arrin shifra rekorde në vitin 2023 me eksporte dhe importe në rritje

Tregtia dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, ka shënuar rritje të qëndrueshme që nga nisja e saj më 2008. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të EFTA-s, viti 2023 ka qenë më i suksesshmi deri më tani, me një vlerë totale prej 176 milionë eurosh. Kosova eksportoi në vendet e EFTA-s mallra në vlerë prej 76 milionë eurosh, ndërsa importet nga këto vende arritën në 99 milionë euro. Shkalla mesatare e rritjes së importeve në pesë vitet e fundit ishte 20.4%, ndërsa eksportet shënuan një rritje mesatare prej 26.6%. Një pjesë e konsiderueshme e tregtisë u realizua me Zvicrën dhe Lihtenjshtajnin, të cilat ndajnë një doganë të përbashkët. Tregtia me këto dy vende arriti në 141 milionë euro, ku eksportet e Kosovës u vlerësuan në 75 milionë euro dhe importet në 66 milionë euro. Kosova eksporton kryesisht orendi, plastikë, hekur, çelik dhe produkte druri, ndërsa importet përfshijnë vetura, produkte farmaceutike, duhan dhe makineri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi në Kaçanik, deklaroi se kjo komunë është lënë pas dore nga qeveria aktuale

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi në Kaçanik, deklaroi se kjo komunë …