Kandidati për deputet nga AAK-ja, Lahi Brahimaj, ka mbajtur takime me banorët e fshatrave Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah. Ai ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të potencialeve bujqësore dhe blegtorale në këto zona. Lahi Brahimaj prezantoi Programin e tij për Zhvillimin Rural, i cili përfshin përmirësimin e infrastrukturës dhe trefishimin e buxhetit për sektorin e bujqësisë. Ai u zotua për krijimin e kushteve më të mira të jetesës dhe mbështetje për çdo familje që jeton në këto vendbanime. “Kosova Fituese është ajo që investon në çdo fshat dhe transformon potencialin në mirëqenie për çdo qytetar,” tha Brahimaj, duke falenderuar banorët për besimin dhe mbështetjen e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar me z. Peter Sorensen kur të fillojë punën si i dërguar i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur të nisë zyrtarisht …