Pjesë nga fjalimi çoroditës, mizor, banditesk dhe musolinist i Albin Kurtit në fillim të fushatës zgjedhore, në Mitrovicën e jugut

Albin Kurti sulmoi mediat dhe opozitën gjatë fushatës në Kamenicë, edhe pse thotë se ato ‘ama nuk po kanë kurrë farë rëndësie’

Kryeministri Albin Kurti, në një tubim elektoral të mbajtur në Kamenicë, ka vazhduar kritikat kundër mediave dhe opozitës. Ai i cilësoi mediat si “portale oligarkësh” dhe minimizoi rëndësinë e kritikave të tyre ndaj qeverisë së tij. Shumë njerëz, portale oligarkësh rrotull tyre, po na sulmojnë e po na akuzojnë me shpifje nga më të ndryshmet. Thjesht, disa njerëz nuk po mund të pajtohen me faktin se nuk po ka kurrfarë rëndësie, ama bash kurrfarë rëndësie se çka thonë ata, deklaroi Kurti. Ai akuzoi partitë opozitare se janë bërë si “mallra që shiten e blihen dhe theksoi se iu ka skaduar afati. Kryeministri u shpreh se këto sulme dhe akuza janë dëshmi e mungesës së ndërgjegjësimit dhe vetëdijes së kritikuesve të tij për “parëndësinë e tyre.” Qasja e Kurtit ndaj mediave ka nxitur reagime të shumta, me kritikë që e akuzojnë për mungesë tolerance dhe përdorimin e gjuhës së papërshtatshme në një fushatë zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

te Pagjeturit

Komisioni për të Pagjeturit, lidhur me zbardhjen e fatit të të zhdukurve gjatë luftës, ka hasur në pengesa serioze për ta rifilluar punën

Komisioni për të Pagjeturit, i themeluar me qëllim zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur …