Ambasadori i OSBE-së, gjatë luftës në Kosovë, William Walker, kritikon procesin gjyqësor, i cili po zhvillohet kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë. Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka deklaruar se mënyra se si po trajtohen të akuzuarit nuk përfaqëson drejtësi dhe se një gjykim i tillë është një turp për drejtësinë ndërkombëtare. Walker ka kritikuar kohëzgjatjen e hetimeve, procesin penal, si dhe mbajtjen e të akuzuarve në paraburgim, sipas tij duke u dhënë shumë pak qasje në botë. Prandaj, edhe e quan një krim që po u bëhet atyre. Gjithmonë kam qenë një admirues i madh i gjykatës në Hagë. Kam shkuar atje për të dëshmuar kundër Millosheviqit. Ndjej shumë fort që ajo që ka ndodhur këtu duhet të zbulohet përsëri para botës, dhe një proces gjyqësor është mënyra më e mirë për ta bërë këtë. Megjithatë, procesi që i është imponuar Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit e Rexhep Selimit nuk është drejtësi, por një padrejtësi. Të kesh një hetim që zgjat pothuajse dhjetë vjet, pastaj një ndjekje penale që zgjat mbi tre vjet, dhe të mbash të akuzuarit në paraburgim duke u dhënë shumë pak qasje në botë, për mua është një krim”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni për të Pagjeturit, lidhur me zbardhjen e fatit të të zhdukurve gjatë luftës, ka hasur në pengesa serioze për ta rifilluar punën
Komisioni për të Pagjeturit, i themeluar me qëllim zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur …