Vladimir Putin ka thënë se është gati të diskutojë luftën në Ukrainë me Donald Trump dhe sugjeroi se do të ishte një ide e mirë që ata të takoheshin. Në komentet e tij të para që kur Trump bëri kërcënimet se do t’i imponojë dëme ekonomike Rusisë nëse ajo nuk arrin t’i jepte fund luftës në Ukrainë, Putin pati një ton pozitiv ndaj presidentit amerikan, shkruan The Guardian. Putin i tha një gazetari të televizionit shtetëror rus: “Ne i besojmë deklaratave të presidentit aktual për gatishmërinë e tij për të punuar së bashku. Ne jemi gjithmonë të hapur për këtë dhe të gatshëm për negociata”. “Do të ishte më mirë që ne të takoheshim, bazuar në realitetet e sotme, për të biseduar me qetësi. Ai shtoi se negociatat me Ukrainën ishin të komplikuara nga fakti se presidenti i saj, Vladimir Zelenskyy, kishte nënshkruar një dekret që e pengonte atë të zhvillonte bisedime me Putinin. Putin i bëri jehonë deklaratës së kryetarit Trump se ai do të kishte parandaluar fillimin e luftës në Ukrainë në vitin 2022. Donald Trump ka bërë vazhdimisht thirrje për një zgjidhje të shpejtë të luftës në Ukrainë, që tani po i afrohet vitit të tretë të saj dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të takuar Putinin, menjëherë.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni për të Pagjeturit, lidhur me zbardhjen e fatit të të zhdukurve gjatë luftës, ka hasur në pengesa serioze për ta rifilluar punën
Komisioni për të Pagjeturit, i themeluar me qëllim zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur …