leoni

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ripërsëriti kërkesën për marrëveshje historike me shqiptarët. Pasi ka folur për fuqizimin ushtarak të Serbisë

Demokracia në Veprim fakton se gjysma e parë e fushatës është karakterizuar me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e dytë për media lidhur me mbarëvajtjen e dy javëve të fushatës zgjedhore, mbulimin medial, gjuhën e urrejtjes dhe shpenzimet në rrjetet sociale. Ajo thotë se “subjektet politike kanë vazhduar me intensitet të shtuar të aktiviteteve, në një ambient kryesisht të qetë, ndonëse shqetësues mbetet vazhdimi i përdorimit të gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes në aktivitetet e mbajtura nga subjektet politike”. Një nga zhvillimet kryesore të javës së dytë të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është vendimi i Qeverisë së Serbisë për të shpërndarë, nga data 1 shkurt, 20 mijë dinarë (rreth 170 euro) për rreth 5 mijë serbë të papunë dhe ‘në vështirësi ekonomike’ në Kosovë. Ky veprim përbën ndërhyrje të jashtme në procesin zgjedhor të Kosovës dhe paraqet një përpjekje të hapur për të influencuar vullnetin qytetar të komunitetit serb, duke përdorur ndihmën financiare si mjet për të ndikuar në përcaktimin politik të votuesve.

Kontrolloni gjithashtu

te Pagjeturit

Komisioni për të Pagjeturit, lidhur me zbardhjen e fatit të të zhdukurve gjatë luftës, ka hasur në pengesa serioze për ta rifilluar punën

Komisioni për të Pagjeturit, i themeluar me qëllim zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur …