leoni

Bedri Hamza ka pasur një takim të papritur me shqiptaro-amerikanin e njohur, Gjokë Paloka, i cili njihet për miqësinë me familjen Trump

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza ka pasur një takim të papritur me shqiptaro-amerikanin e njohur, Gjokë Paloka, i cili njihet për miqësinë e madhe me familjen presidenciale Trump dhe me vetë presidentin, Donald Trump. Ai ka thënë se nga Amerika veç të mira i kanë ardhur Kosovës, pa treguar nëse këtë herë i ka ardhur atij edhe ndonjë lajm i mirë. “Një takim me mikun tim dhe të Kosovës, shqiptaro-amerikanin Gjokë Paloka. Nga Amerika veç të mira i kanë ardhur Kosovës. ”, ka shkruar Hamza. Gjokë Paloka është shumë i afërt me familjen presidenciale Trump në SHBA dhe kjo afërsi shihet edhe në fotografitë e tyre të përbashkëta

Kontrolloni gjithashtu

te Pagjeturit

Komisioni për të Pagjeturit, lidhur me zbardhjen e fatit të të zhdukurve gjatë luftës, ka hasur në pengesa serioze për ta rifilluar punën

Komisioni për të Pagjeturit, i themeluar me qëllim zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur …