Bjeshkët e Belegut, vendi më i përkryer turistik

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj në rrjetin e tij social, facebook, ka shpërnda disa foto dhe një status gjatë vizitës në Bjeshkët e Belegut.

“Një ditë e mrekullueshme vikendi me shumë dashamirës të natyrës, skitarë nga të gjitha anët e Kosovës, në vendin më të përkryer turistik – Bjeshkën e Belegut!

Jam i lumtur që ditë pas dite, Deçani po e merr epitetin e merituar të kryeqendrës turistike me angazhimin dhe dashurinë me të cilën po punojmë” thuhet në postimin në facebook, të kryetarit Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi vazhdon me vizitat e tij nëpër biznese private

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Isma dhe …