Lubishta në mbështetje të jashtëzakonshme për LDK-në

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti i cili është në garë për Deputet në zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit, si kandidat i LDK-së me numër 8, ka kërkuar mbështetjen e banorëve të Lubishtës. Kryetari Haliti ka thënë se takimi në fshatin Lubishtë ishte një moment i mrekullueshëm. Të jesh në këtë vend, në këtë lokalitet me histori dhe krenari, është një nder i veçantë, e asnjëherë nuk mund të harrojmë Dëshmorët e Lubishtës që do të mbeten përjetësisht simbol i guximit dhe sakrificës për lirinë tonë. Lavdi përjetë të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë tonë!

Të bashkuar për të nesërmen, së bashku do ta çojmë Kosovën drejt majave që meriton! Falenderime të pafundme Lubishtë, thuhet në postimin e kryetarit të Vitisë, z. Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi vazhdon me vizitat e tij nëpër biznese private

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Isma dhe …