Kryetari Latifi vazhdon me vizitat e tij nëpër biznese private

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Isma dhe kandidatët për deputet nga kjo komunë të shtunën vizituan bizneset “Mali Farm”, “Ferma Diti”, “Vetoni” SHPK dhe “Mercedes – Benz Lirimi”.

Ferma e pulave “Mali Farm”, e themeluar në vitin 2012 nga z. Albert Hoti, është një biznes familjar i specializuar në prodhimin dhe shitjen e vezëve të freskëta. Me një kapacitet prej rreth 8,000 pulash dhe prodhim prej 7,000 vezësh në 24 orë, ferma furnizon tregun e Kosovës me produkte cilësore dhe të freskëta, duke luajtur një rol të rëndësishëm në bujqësinë dhe ekonominë lokale.

Vizituam edhe fermën e Kushtrim Sadikut nga Krusha e Madhe, me 56 krerë bagëti, prej të cilave 34 janë lopë qumështore. Ferma “Diti” fokusohet në prodhimin e qumështit, djathit dhe produkteve tjera të qumështit, si dhe tregëtim të bagëtive. Si përfitues i subvencioneve nga komuna për çdo litër qumështi të prodhuar, kjo fermë kontribuon në zhvillimin e bujqësisë lokale dhe furnizimin e tregut me produkte të freskëta dhe me cilësi të lartë.

Do të vazhdojmë përkrahjen për fermerët, pasi që janë pikë kyçe në zhvillimin ekonomik të komunës sonë dhe më gjerë, ka shkruar në facebook, kryetari Latifi.

Kryetari Latifi vizitë edhe në bizneset Vetoni SHPK dhe Mercedes-Benz Lirimi

“Sot, bashkë me ekipin, vizituam kompaninë “VETONI SHPK”, e themeluar në vitin 2016 nga z. Elhami Duraku në Krushë të Madhe, biznes që importon dhe shet e kamionë dhe eskavatorë të përdorur, servison mjete të rënda, si dhe tregton e materiale ndërtimore si tjegulla, tulla, blloka dhe shufra armature. Përveç kësaj, ofron pjesë për vetura dhe mjete të rënda, duke përfshirë vajra dhe filtra. Me një ekip prej 3 punëtorëvve, kompania ka ndërtuar një reputacion të fortë për cilësi dhe shërbim në tregun lokal.

Vizituam edhe biznesin e Lirim Veselit, “Mercedes-Benz Lirimi”, i themeluar në vitin 2008, i specializuar në shërbimet dhe produktet për automjetet Mercedes-Benz. Me një ekip prej 15 punëtorëve, kompania ofron shitjen e veturave të reja dhe të përdorura, diagnostifikimin e automjeteve, shitjen e autopjesëve dhe shërbime autobartjeje. Përkushtimi ndaj cilësisë dhe fokusimi ekskluziv te marka Mercedes-Benz e bën këtë biznes një adresë të besueshme për të gjithë klientët.

Bizneset janë shtylla e ekonomisë sonë. Ne po i mbështesim ato për të nxitur zhvillimin lokal, fuqizimin ekonomik dhe një të ardhme më të mirë për vendin” ka shkruar në rrjetin e tij social, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Lubishta në mbështetje të jashtëzakonshme për LDK-në

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti i cili është në garë për Deputet …