leoni

Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Vdiq Anastas Janullatos – greku kryepeshkop në Shqipëri

Nuk është zakon të flitet për të vdekurit, ne shqiptarët zakonisht i rehabilitojmë dhe flasim mirë pasi të vdesë njeriu.
Ky, jo pa qëllim, e paska lënë amanet të varroset në Shqipëri që të mbetet i përjetshëm, që të gjunjëzohen shqiptarët para varrit të tij dhe ta shndërrojnë si një tempull të lutjeve.
Ky maskara nuk duhet të ketë vend për varr në Shqipëri, ky është një hero i Greqisë!

As politikanët që ia dhanë mundësinë dhe ia lanë kishën ortodokse grekut nuk duhet të kenë vend për varr në Shqipëri, pasi që e tradhtuan vendin! Si duket, këta debilët e pushteteve të njëpasnjëshme do ta mbushin Shqipërinë me fosile derrash e armiq të huaj, siç lejuan në Shkodër ngritjen e monumenteve serbo-sllave të kohërave kur mbetën si kërma të ngordhura atëherë kur u turrën në mësymjen e pushtimit të Shkodrës.

Po ashtu, në Himarën tonë u vranë shumë grekë duke mësyrë pushtimin e jugut të Shqipërisë; tani ju ndërtojnë varre e vende përkujtimi me investime dhe ndikime greke dhe me pëlqimin e lidershipit shqiptar. Edhe në zemër të Tiranës, te parku i liqenit, ngrihet lapidari i turqve me kërkesën turke apo nga servilizmi i lidershipit shqiptar!

Po e shndërrojnë Shqipërinë në deponi të fosileve të huajve! Po vazhduan kështu, do të sjellin të vdekur e të gjallë, si nga Afganistani, Ukraina dhe së fundmi edhe llumin e kriminelëve nga burgjet e Europës, si dhe emigrantët e botës, të dëbuar nga Italia dhe Europa!

Si ju lejohet këtyre matrapazëve ta ndryshojnë strukturën demografike me të gjallë e të vdekur? Shqipëria, para pluralizmit, kishte mbi 3.500.000 banorë; tani vetëm 2.700.000 banorë. E njëjta gjë ndodh edhe me Kosovën: me gjithë zbrazjen e vendit nga regjimi i Titos me mortajën e bardhë, si dhe më vonë nga Milloshi me dhunë e therorë, Kosova kishte mbi 2.000.000 banorë; tani ka vetëm 1.600.000!

Ku po e tretin shqiptarin në këtë kohë të globalizmit botëror? Populli thotë: “Runa Zot nga sahati i keq!”
Unë them: Ruaj Zot shqiptarët, kudo që janë, nga lidershipi i keq!

Zgjohu, populli im! Ruaje demografinë dhe gjeografinë që na i trashëguan dhe na i ruajtën nga shumë armiq të tërbuar, i mbrojtën me shumë luftëra e beteja, me shumë sakrifica, gjatë gjithë historisë së kaluar!
Nuk bën të ligemi si popull për pak të mira apo favore, për një grusht zhele, ta lëshojmë Atdheun e këtu të vijnë të huajt të krijojnë strehë e shtëpi në tokën tonë, të na tjetërsojnë edhe gjenetikën – arabët, aziatikët, afrikanët dhe sllavët!

Kuptoni, o vëllezër, ju që doni të kuptoni, se normat dhe rregullat e tanishme ndërkombëtare e përcaktojnë si të drejtë:
“Të kujt janë delet, i atij do të jetë livadhi!”

Ta ruajmë Atdheun më shumë se sytë e ballit. Pa Atdhe nuk ka liri, s’ka ardhmëri!

25 Janar 2025
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Dritan Goxhaj :IDIOTËT E DOBISHËM QË ASPIRATAT I MARRIN PËR STRATEGJI

Lufta në Ukrainë në këto tre vite ka treguar, se ka përfshirë forca që janë …