Koalicioni “Për Kosovën fituese, veç VEPRA!, e ka vazhduar në komunën e Dardanës. Gjatë fjalimit para masës së votuesve të koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate, – Konservatorët – Forumi Intelektual, lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka theksuar se Kosova ka nevojë për udhëheqës që kanë lënë gjurmë të vërteta e që kanë përvojë. “Dardana, si vend strategjik, është pikë kyçe për të lidhur interesat qytetare dhe shtetërore dhe për ta kthyer fokusin e qeverisë në këtë pjesë të rëndësisë së veçantë. Kamenica dhe Kosova nuk kanë vend për mashtrime, zhurmë e shpifje. Kosova duhet të ecë përpara me vepra dhe vendime të qarta. Prandaj, zgjedhjet e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës dhe do të përcaktojnë drejtimin e vendit për vitet në vijim” ka theksuar mes tjerash, lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar ministres Gërvalla pas deklaratës se saj se Ramush Haradinaj është gjeneral i vetëshpallur
Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar ministres Gërvalla pas deklaratës se Ramush Haradinaj është “gjeneral …