Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim elektoral në Shtime. Ai ka theksuar se me fitoren e Lidhjes Demkratike të Kosovës, qytetarët e Shtimes por edhe të mbarë vendit, do të kenë një Kryeministër që punon për fëmijët, për familjen, për qytetin tuaj. “Një Kryeministër që jep projekte e jo fjalë; ju bën bashkë e nuk ju ndanë; ju jep shpresë e jo frikë. Mbi të gjitha, një Kryeministër rugovist që anëtarësimin në NATO e ka mision historik! Për këtë qëndroj unë dhe ekipi im! Për ketë kërkoj mbështetjen tuaj në Shtime tani! Njerëzit e Kosovës, janë lodhur duke i pritur mundësitë e premtimet që nuk ju vijnë, janë shterur nga shpresa e udhëheqësve që propagandojnë por s’japin asnjë rezultat. Njerëzit e Kosovës janë lodhur nga ndenja e braktisjes. Kësaj lodhjeje të tyre, ne i përgjigjemi me një thirrje”, ka theksuar mes tjerash, kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku,
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: LDK synon program qeverisës, jo gjuhë të ashpër në fushatë
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se fokusi kryesor i partisë …