Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza fushatën zgjedhore e ka zhvilluar edhe në Pejë. Para masës së elektoratit, ai theksoi se Peja është qytet i intelektualëve, dëshmorëve dhe kampioneve e kampionëve. “Jeni prej tatimpaguesve më të mëdhenj në Kosovë, ende nuk është përfunduar rruga. Paratë kanë qenë të siguruara, rruga Pejë-Prishtinë nuk është përfunduar. Ne do ta përfundojmë këtë rrugë. Do ta modernizojmë hekurudhën Pejë – Fushë Kosovë dhe atë Prizren – Klinë – Fushë Kosovë dhe do t’i elektrifikojmë hekurudhat. Do ta përmirësojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën. Sot vizitova Rugovën, është shumë e bukur. Sigurisht që shteti duhet ta kryejë pjesën e vet të punës. Ka nevojë për investime. Këtë punë duhet ta bëjë qeveria. Të krijojë kushte që të zhvillohet Rugova, të zhvillohet turizmi agrar, malor dhe do të përfundohet projekti i Boreas. Unë do i qëndroj prapa kësaj”, është zotuar mes tjerash, Bedri Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Qindra studentë serbë kanë marshuar nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave që kanë tronditur vendin
Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në …