Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar në Rugovë. Ai ka shkruar se me qeverisjen e vendit nga Partia Demokratike e Kosovës, fshatrat e Rugovës do t’i bëjnë tërheqëse për investime dhe për turistë. “Nga peizazhet e bukura deri te pritja e ngrohtë, tradita dhe rrëfimet mbresëlënëse të rugovasve, këtë vend e bëjnë më shumë se një destinacion. E bëjnë një përvojë të jashtëzakonshme për secilin që e viziton. Fshatrat e Rugovës, me investime të qeverisë sime, do t’i bëjmë edhe më atraktive për turistët. #MaMirë #PDK131”, ka shkruar kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …