Koalicioni për “Kosovën Fituese” që përbëhet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate, – Konservatorët – Forumi Intelektual ka vazhduar aktivitetin fushatës zgjedhore në Malishevë. Gjatë fjalës para të pranishmëve të shumtë, kryetari i kësaj komune që vije nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati ka theksuar se komuna që ai drejton, këto ditë është në telashe nga militant të partive politike që po i sjellin për fushatë në Malishevë. “Partitë e tjera kanë sjellë njerëz prej Gjilanit gjatë fushatës, dhe na e kanë bllokuar qytetin” ka theksuar kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Ai ka shfaqur bindjen në fitoren e koalicionit për “Kosovën Fituese” dhe ka shtuar se me qeverisjen e Kosovës nga ky koalicion dhe kryeministri Ramush Haradinaj, do të fiton gjithë Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Nexhat Milazim Fazliu, ka akuzuar qeverinë për qëndrim armiqësor kundër luftëtarëve të UÇK-së, veçmas atyre në rajonin e Drenicës
Nexhat Fazliu, djali i dëshmorit Milazim Fazliu, ka akuzuar qeverinë aktuale për qëndrim armiqësor ndaj …