Emisari amerikan për misione të veçanta Richard Grenell ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Serbi, gati tre muaj pas nisjes së protestave të studentëve dhe qytetarëve për shkak të shembjes së një tende hekurudhore në Novi Sad më 1 nëntor 2024, në të cilën vdiqën 15 qytetarë dhe disa të tjerë u plagosën. Grenell u ka dërguar mesazhe protestuesve duke thënë se është “gjithmonë e rëndësishme që ata të ngrenë zërin dhe të dëgjohen”, por ka paralajmëruar se “të gjithë duhet të dënojnë dhunën dhe t’i përmbahen demonstratave paqësore. Procesi demokratik duhet të respektohet. Ne nuk i mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit ose që marrin me forcë ndërtesat qeveritare. Nëse nuk ju pëlqen një ligj apo një udhëheqës, atëherë punoni për ta ndryshuar atë – por mos përdorni dhunën”, ka shkruar Grenell. Grenell shërbeu si ambasador në Gjermani gjatë administratës së parë të Trump, i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e paqes Kosovë-Serbi, dhe kreu një detyrë si drejtor i inteligjencës kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: LDK synon program qeverisës, jo gjuhë të ashpër në fushatë
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se fokusi kryesor i partisë …