Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes SOFA si hap drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO. Hoxhaj thekson se kjo marrëveshje është nënshkruar nga ai që në vitin 2012. Në një video-adresim, Hoxhaj publikoi edhe Notën Verbale të marrëveshjes, duke rikujtuar se kur Albin Kurti “gjuante me gurë institucionet e Kosovës”, ai nënshkruante këtë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SOFA, një marrëveshje që përcakton statusin ligjor të personelit ushtarak amerikan në Kosovë, është pjesë e bashkëpunimit dypalësh. Hoxhaj tha se marrëveshja ishte një gur themeli në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë gjithmonë në krye të këtij angazhimi. Marrëveshja SOFA është kryer para 12 vitesh, por rruga për në NATO kalon përmes partneritetit të fortë me Amerikën dhe marrëveshjeve të tjera të sigurisë e mbrojtjes,” deklaroi Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …