Komisioni për të Pagjeturit, i themeluar me qëllim zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur ka hasur në pengesa serioze për të filluar punën. Takimi i parë, i thirrur më 15 janar, dështoi për shkak të bojkotimit nga pala serbe. Bashkimi Evropian, megjithëse është ndërmjetësuesi kryesor, ende nuk ka caktuar një datë të re për mbledhjen e komisionit. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, shprehet se pa një ndërhyrje të fuqishme nga BE-ja, takimi i radhës mbetet i pasigurt. Këshilli i Familjarëve të Pagjeturve akuzon Serbinë për mungesë bashkëpunimi, duke theksuar se kjo çështje humanitare po politizohet në mënyrë të dëmshme. I dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, pas dështimit të takimit të parë, ka zhvilluar bisedime të ndara me palët, por mbetet e paqartë nëse një takim i përbashkët do të mbahet brenda janarit, apo do të kërkohet ndërmjetësimi i emisarit të ri, Peter Sorensen.
Kontrolloni gjithashtu
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar me z. Peter Sorensen kur të fillojë punën si i dërguar i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur të nisë zyrtarisht …