GIZ-i përfundoi sanimin energjetik të shkollës në Turjakë

Sot, me një ceremoni zyrtare, u bë dorëzimi i objekti të sanuar energjetik të shkollës në Turjakë të Malishevës. Izolimin e objektit të shkollës në Turjakë, e ka bërë GIZ-i gjerman, në bashkëpunim me Komunën e Malishevës. Në këtë ceremoni, mori pjesë Marten Menger nga ambasada gjermane në Kosovë, James Macbeth, drejtor i zyrës së GIZ-it dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Përfaqësuesi i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Marten Menger, duke folur për realizimin e këtij projekti, tha se “është rezultat mbresëlënës dhe që sjellë dy pika, e para efiçiencë të energjisë, e që është orientimi i së ardhmes dhe e dyta zhvillimi i programit për arsim profesional, ku nga këto lloj projekte krijohen shkathtësi dhe aftësi profesionale”. Përfaqësuesi i Ambasadës së Gjermanisë, falënderoi edhe kryetarin Begaj, për bashkëpunimin e mirë, si dhe i uroi të gjithë për këtë projekt, e në veçanti nxënësit, të cilët do ta kenë më ngrohtë në shkollën e tyre, gjatë dimrit.

“Kjo është një punë e mirë dhe është një shkollë e mirëmbajtur,  dhe unë ju falënderoj të gjithëve për punën, pasi vërtetë është bërë një punë e mirë”, tha drejtori i GIZ-it, Jamec Macbeth. Sipas tij, “e bukura e kësaj është, që kjo punë është bërë së bashku” dhe uroi që kryetari Begaj të vazhdoj me investimet në shkolla.

Ndërsa kryetari Begaj, duke marrë fjalën me këtë rast, i falënderoi të gjithë për kontributin, e në veçanti GIZ-in dhe shtetin gjerman. Më pas kryetari Begaj, foli për rëndësinë e projektit dhe të përkushtimit të komunës, për investimet në arsim. “Investimi në arsim, është prioritet i veçantë i yni, gjatë këtij mandati”, tha Begaj. Pasi i falënderoi GIZ-in dhe shtetin gjerman, kryetari Begaj,  tha se “si popull e kemi të vështirë, t’iu kthejmë të mirat që i keni bërë për neve në përgjithësi, por populli shqiptar, ju është mirënjohës për jetë”.

GIZ-in, Komunën e Malishevës dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt me shumë rëndësi për shkollën e tyre, i ka falënderuar drejtori i shkollës, Agron Zogaj. “Përveç ruajtjes së nxehtësisë, ky izolim që i është bërë objektit të shkollës, e ka zbukuruar edhe ambientin, pasi izolimi i tërësishëm me dru, ka bërë që shkolla, të merr pamje jashtëzakonisht të mirë”, tha drejtori Zogaj.

Shkolla në Turjakë, përmes këtij projekti të GIZ-it, është izoluar në tërësi, me dru, duke bërë që shpenzimet për ngrohje të jenë shumë më të vogla, por edhe nxehtësia brenda të jetë shumë më e mirë. Ky është një nga projektet e efiçiencës së energjisë, pasi ky lloj izolimi, siç u tha edhe nga folësit, përveç ruajtjes së ngrohtësisë, krijon edhe vende pune, pasi duhet më shumë punëtori dhe punëtorë në sigurimin e materialit për këtë lloj izolimi me dru.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …