Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Shahin Dervishaj, ka reaguar ashpër kundër Kryeministrit Albin Kurti për mbajtjen e tubimit zgjedhor në Skenderaj, një ditë pas aksidentit tragjik që mori jetën e tre personave në këtë qytet. Dervishaj e quajti këtë veprim si provokim dhe mungesë respekti për viktimat dhe dhimbjen e familjeve të tyre. Ditën kur të gjithë kandidatët e Drenicës pezulluan aktivitetet e tyre në shenjë dhimbjeje dhe respekti për viktimat e aksidentit një natë më parë, Albin Kurti zgjodhi të vinte në Skenderaj. Kjo është e turpshme dhe provokim. Mos respekt ndaj viktimave e mos respekt ndaj një dhimbjeje që e përjetoi i gjithë ky rajon. Tri viktima për të cilat nuk u kujtua Kurti të paktën të shprehte ngushëllime për familjet e tyre në tubimin në Skenderaj.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …