Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministres Donika Gërvalla Schwarz, e cila e quajti vëllanë e tij, Ramush Haradinajn, “gjeneral të vetëshpallur”. Haradinaj theksoi se këto deklarata i lë në ndërgjegjen e Gërvallës, por ka shprehur kureshtje ta dijë se kush ia shkruan lajmet asaj. Ai përmendi që dikur, gjatë kohës së pushtimit, lajmet për Ramushin shkruheshin nga Beogradi, ndërsa tani nuk di se kush ia shkruan Gërvallës këto lajme. Haradinaj theksoi se Gërvalla në Kosovë është si një turiste dhe ka pasur një periudhë të dyshimtë politike pas luftës. Ai e quajti gjuhën që ajo përdor të papranueshme dhe krahasoi komentet e saj me ato të periudhës kur Kosova ishte nën pushtim.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …