Në një deklaratë të fundit, kandidati për deputet Selim Pacolli ka theksuar mbështetjen e fortë që qyteti i Ferizajt ka shprehur ndaj Koalicionit për Familjen. Ai ka theksuar se ky qytet, i cili gjithmonë ka nderuar dhe mbështetur vlerat tradicionale dhe kombëtare, ka konfirmuar edhe një herë besimin e tij te ky koalicion. Selim Pacolli shprehu falënderimet e tij për qytetarët e Ferizajt, duke theksuar se mbështetje e tyre e fuqishme është një tregues i qartë se qyteti i Ferizajt vlerëson dhe respekton institucionet dhe politikat që i qëndrojnë besnikë familjes. “Ferizaj është një qytet që i njeh vlerat dhe respekton traditat tona. Edhe sot, qytetarët e këtij qyteti na dhanë mbështetje të jashtëzakonshme, duke na forcuar edhe më shumë në angazhimin tonë për të mbrojtur familjen, bazën e shoqërisë”, tha Pacolli “Votoni për të ardhmen, votoni për familjen”, mbylli ai mesazhin e tij, duke ftuar gjithashtu të mbështesin kandidaturën e tij me numrin 2 në listën zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Qindra studentë serbë kanë marshuar nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave që kanë tronditur vendin
Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në …