leoni

Ka filluar projekti: Ndertimi i rrugëve lokale në Mushtisht

Në fshatin Mushtisht të komunës së Suharekës, ka filluar të realizohet projekti: ”Ndërtimi i rrugëve lokale në Mushtisht”, vlera e të cilit është  60.480,oo euro, mjete këto të ndara nga buxheti i komunës së Suharekës. Sipas këtij projekti do të rregullohen tri rrugë: -Rruga “Nezir Shala”, Qamil Mushtishti e cila është 500 metra e gjatë, pastaj rruga “Haxhi Shania” me gjatësi prej 220 metra dhe do të ndërtohet ura në rrugën “Haxhi Shania”. Punëkryes i këtij projekti është Kompania “I.Seferi” e cila është zotuar se do të kryej me kohë dhe sipas procedurave të parapara me kontratë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …